Qytetarët e Dubait kanë qëndruar kryesisht brenda shtëpive për dy ditë radhazi, pasi qyteti është goditur nga raketa dhe dronë – pjesë e një sulmi të Iranit në rajon, si hakmarrje për sulmet e fundit masive të SHBA-së dhe Izraelit.
Dëmtime janë raportuar në hotele luksoze dhe në aeroportin kryesor të Dubait, i cili është më i frekuentuari në botë për pasagjerë.
Banorët përshkruajnë situata të pazakonta. Becky Williams tha se pa rreth 15 raketa “të nisura nga pas shtëpisë” dhe dëgjoi interceptimet e raketave nga autoritetet e Emirateve.
Megjithatë, ajo tha se ndihej e qetë dhe besonte në mbrojtjen e hapësirës ajrore nga ushtria e vendit.
Sulmet iraniane vazhduan edhe të dielën.
Në Palm Jumeirah, hoteli luksoz Fairmont The Palm u godit nga një shpërthim i madh, ndërsa një dron i interceptuar shkaktoi zjarr të vogël në fasadën e hotelit Burj Al Arab.
“Çfarë kemi përjetuar në 24 orët e fundit është vetëm një pjesë e asaj që të tjerët përjetojnë në zona lufte”, tha një banor tjetër, raporton BBC.
Mijëra fluturime janë anuluar për në dhe nga Lindja e Mesme, në një nga ndërprerjet më serioze të udhëtimit global që nga pandemia Covid-19.
Shumë turistë, përfshirë britanikët Judy Trotter dhe Kate Fischer, u bllokuan në Dubai pasi fluturimet u anuluan.
Disa banorë dhe turistë morën masat e sigurisë, duke qëndruar larg dritareve dhe përgatitur çanta për emergjenca.
Emiratet e Bashkuara do të paguajnë shpenzimet e turistëve të bllokuar në hotele në Abu Dhabi