EULEX reagon pas bastisjes në banesën e heronjve Fazliu

Pas bastisjes në banesën e heronjve Fazliu, EULEX përmes një postimi ka thënë se nuk ka mandat për kryerjen e drejtpërdrejtë të operacioneve të bastisjes dhe konfiskimit

Pas bastisjes në banesën e heronjve Fazliu, EULEX përmes një postimi ka thënë se nuk ka mandat për kryerjen e drejtpërdrejtë të operacioneve të bastisjes dhe konfiskimit.

EULEX ka thënë se mandati i tij është i kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike.

“Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) sqaron se që prej vitit 2018, EULEX-i nuk ka mandat për kryerjen e drejtpërdrejtë të operacioneve të bastisjes dhe konfiskimit. Në kuadër të kornizave të mandatit aktual për mbështetjen e institucioneve të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë, në rrugën e tyre drejt ngritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumëetnisë dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat evropiane më të mira, në lidhje me operacionet e tilla, mandati i EULEX-it është i kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike për autoritetet përkatëse gjyqësore dhe hetimore”, thuhet në reagim.

Sot është bastisur banesa e familjarëve Bahri e Fahri Fazliu nga EULEX-I, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Nipi i familjes, Fahri Fazliu, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se nuk janë njoftuar nga Prokuroria Speciale për bastisjen.

“Sot rreth orës 7 të mengjesit më ka kontaktuar avokati i familjes tonë Artan Qerkini, kam diskutuar me të dhe e kam pyetur, tha është duke u kryer një bastisje nga Prokuroria Speciale dhe EULEX-i, dhe kaq nuk më dha asnjë informacion tjetër”, ka thënë Fazliu.

Lexo dhe: Nipi i dëshmorëve Fazliu: Nuk na kanë thënë se ka dyshime, vetëm na kanë bastisur

Fazliu ka thënë se nuk ka asnjë dyshim që rëndon mbi ta, duke shtuar se Prokuroria Speciale dhe EULEX-i nuk kanë bërë të ditur se kanë ndonjë dyshim, por vetëm se po kryejnë një bastisje.

“E kanë konfiskuar telefonin e babait Fadilit, telefonin e vëllaut Gzimit dhe e kanë konfiskuar një llaptop të punës të babait”, ka shtuar Fazliu.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika