EUROPOL-i thotë se personi i arrestuar në Kosovë për para të falsifikuara është punonjës i MPB-së maqedonase

Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) ka njoftuar se personi që u arrestua më 4 gusht në Kosovë për prodhimin e qindra mijërave monedhave false në vlerë prej dy eurosh “është identifikuar si punonjës i Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut”.

“Arrestimi i tij është kulmimi i operacionit disamujor mes autoriteteve kosovare dhe maqedonase me mbështetjen e EUROPOL-it dhe Eurojust [Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale]”, thuhet në njoftimin e EUROPOL-it.

Sipas njoftimit, 34-vjeçari i arrestuar në Prishtinë dyshohet se ka falsifikuar qindra mijëra monedha prej 2 eurosh në dy vitet e fundit.

Një ditë më parë, Prokuroria Speciale konfirmoi se i dyshuari ishte shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe se ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut, dyshohet për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika