Eva Buzon, gruaja e parë shqiptare që është nisur me not nga Otranto e Italisë për në Vlorë të Shqipërisë

Eva Buzo është gruaja e parë shqiptare që po përpiqet të kalojë kanalin e Otrantos duke notuar nga Italia drejt Vlorës në Shqipëri. Ajo është avokate e zonja dhe e angazhuar në fushën e të drejtave të njeriut

Eva Buzo, një shqiptare me origjinë nga Vlora që jeton në Australi, është gruaja e parë që do të tentojë të kalojë me not kanalin e Otrantos, duke u nisur nga Italia drejt plazhit të Vlorës në Shqipëri.

Eva Buzo do të jetë gruaja e parë që do të tentojë të kalojë me not kanalin e Otrantos. Pas të paharruarit Paolo Pinto, i cili kaloi kanalin e Otrantos më 14 korrik të vitit 1979, Eva Buzo do të jetë e para atlete grua që do të përpiqet të arrijë këtë sukses.

“Për mua do të jetë e veçantë, sepse Shqipëria është vendi nga ka emigruar vite më parë gjyshi im, fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe më pas në Australi. Unë kam ende familjen atje, kështu që jam e emocionuar”, ka thënë Eva.

Gjatë rrugëtimit me not që mendohet të zgjasë 35 deri në 40 orë, Eva do të ndiqet nga 2 trajnerë që do të hipin me radhë në një kajak. Një varkë e shpejtë do të jetë për asistencë logjistike.

Ndërsa, kjo ide për të marrë këtë iniciativë i kishte ardhur gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.

Biografia e shqiptares 36-vjeçare është se ajo jeton në Australi.

Në kohën e lirë vlonjatja u kushtohet disa pasioneve të mëdha: teatrit muzikor, maratonave dhe mbi të gjitha notit.

Eva është një avokate e zonja në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme, duke përfshirë World Vision dhe Save the Children.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika