Kandidati i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për deputet, Fadil Geci, ka falënderuar qytetarët e Shtimes, Lipjanit dhe Prishtinës – Dega IV për përkrahjen e madhe të treguar ndaj LDK-së gjatë aktiviteteve elektorale.
Përmes një postimi në Facebook, Geci ka vlerësuar atmosferën si të jashtëzakonshme dhe mbështetjen si të fuqishme për LDK-në dhe kandidatët e saj, duke veçuar numrin zgjedhor LDK 123 dhe kandidaturën e tij me numër 33.
“Atmosferë e jashtëzakonshme dhe mbështetje e palëkundur për LDK-në. Faleminderit Shtime, Lipjan dhe Prishtinë për besimin dhe energjinë”, ka shkruar Geci, duke shprehur mirënjohje për angazhimin dhe mobilizimin e qytetarëve.