Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci, ka bërë të ditur se sot kanë përmbyllur fushatën për zgjedhjet e parakohshme.
Geci, që mbanë numrin 33 në listën e LDK-së, ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme teksa shtoi se fitorja është e LDK-së.
“Faleminderit nga zemra për mbështetjen e jashtëzakonshme në mbarë Kosovën për deputetin e ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fadil Geci. Sot u përmbyll fushata – një rrugëtim i ndërtuar me përkushtim, punë të palodhshme dhe unitet të vërtetë. Ekipet tona ishin në terren çdo ditë, pa u ndalur, duke dëshmuar seriozitet dhe besim. Në emër të Familjes së Vëllezërve Geci, falënderojmë sinqerisht secilin që kontribuoi, qoftë në terren apo jashtë vëmendjes së kamerave. Kontributi juaj ka peshë dhe vlerë. Fitorja është e jona”, ka shkruar Geci.
