Kandidati i LDK-së për deputet, Fadil Geci, ka njoftuar se sot, së bashku me bashkëpunëtorë dhe veprimtarë të afërt të Presidentit historik Ibrahim Rugova, ka vizituar shtëpinë e ish-presidentit në Prishtinë.
Geci ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite u pritën nga djali i Presidentit Rugova, Ukë Rugova, i cili është kandidat i LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
Në mesin e pjesëmarrësve, ishin Agim Rexha dhe Hysen Ibrahimi, bashkëpunëtorë të ngushtë të Presidentit Rugova në Amerikë, Sabri Azemi – vëllai i diplomatit Gani Azemi që veproi në Belgjikë, si dhe Naim Kelmendi, i afërt me Presidentin Rugova.
“E falënderoj përzemërsisht Ukën për pritjen e ngrohtë, si dhe shokët Agimin dhe Hysenin për përkrahjen e fuqishme ndaj familjes Rugova dhe familjes Geci. Më pas vazhduam për të bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i Kolonel Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes në kohë lufte”, ka shkruar Geci në Facebook.
Pas vizitës në shtëpinë e Presidentit Rugova, Geci ka bërë të ditur se kanë vazhduar për të bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i Kolonel Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së luftës.
Ai ka theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj rrugës politike të Presidentit Rugova, duke shtuar se do të vazhdojnë përpara “gjithmonë të pandarë dhe të pathyeshëm”.