Hadërgjonaj: Kalimi në politikë është vazhdimësi e shërbimit ndaj vendit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Fadil Hadërgjonaj, ka folur për arsyet pse vendosi të angazhohet në politikë pas një karriere të gjatë në strukturat ushtarake, duke theksuar se kalimi nga ushtria në jetën politike është vazhdimësi e shërbimit ndaj vendit.

Ai tha se lufta ka qenë një detyrim i imponuar, ndërsa angazhimi i tij si ushtarak ka qenë mision profesional në funksion të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

“Lufta natyrisht se ka qenë ë imponuar, dhe në si profesionistë apo të arsimuar në atë fushë e kemi përmbushur një detyrë një obligim ndaj vendit tonë dhe një mision profesional që kemi qenë me fat që ta shfrytëzojmë edhe ta implementojm në interes të lirisë dhe shtetit të Kosovës. Kurse sa i përket politikës nivelet e larta të ushtarakëve që kalojën nëpër disa nivele dhe faza të udhëheqjes e komandimit planifikimit dhe nivelet strategjike, natyrisht se ne mësojmë e quajmë ne procesin e vendimmarrjes”, ka theksuar ai.

Sipas tij, përvoja shumëvjeçare në strukturat e komandimit dhe vendimmarrjes strategjike e ka përgatitur për angazhim politik, duke e parë këtë si vazhdimësi të shërbimit publik.

“Kalimi në politikë është edhe pak e nevojë e shërbimit sepse një ushtarak në bagazhin që ka e ka nivelin e menduarit strategjik, ka vizion të qarët dhe e ka edhe një lloj vendimmarrje duke e bërë një analizë ët kushteve të veprimit. Meqë edhe ushtria edhe lufta varen prej politike, kemi menduar se bazuar ne bagazhin tonë, të vazhdojmë shërbimin aty ku merren vendimet të cilat dosido afektojnë edhe strukturat e sigurisë”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika