Fahri Fazliu: Kushëriri në Australi ofroi dorëzani në Speciale për lirimin e Fadil Fazliut

Në Gjykatën e Dhomave të Specializuara në Hagë, kërkesa për lirim me kusht e Fadil Fazliut, i cili po mbahet në paraburgim nën akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë, është refuzuar sërish, pavarësisht dorëzanisë prej 40 mijë eurosh të ofruar nga familja.

 Në lidhje me këtë djali i tij, Fahri Fazliu, ka folur për këtë rast.

Sipas tij, familja e ngushtë e Fadil Fazliut nuk ka pasur mundësi të sigurojë shumën e kërkuar për dorëzani. Prandaj, ndihma ka ardhur nga jashtë vendit, nga kushëriri në Australi.

Ai shtoi se Jashar Fazliu jo vetëm ka nënshkruar dorëzaninë, por ka dorëzuar edhe certifikatën e pronës si garanci juridike.

Megjithatë, pavarësisht kësaj garancie të madhe financiare, gjykata ka vendosur të refuzojë kërkesën dhe t’ia vazhdojë paraburgimin Fadil Fazliut edhe për dy muaj.

“Dorëzania është bërë fillimisht nga kushëri jonë që gjinde në Australi, që është Jashar Fazliu. Sepse familja e ngushtë e zotit Fadil Fazliu, nuk kanë mundësi ta sigurojnë atë shumë. Besoj që është keqkuptuar pak. I jemi mirënjohës dhe falënderuar. Ai e ka bërë edhe dorëzaninë, e ka bërë edhe certifikatën e pronës së tij e ka lënë si dorëzani për lrimin e kushëririt të tij, Fadil Fazliu, Jashari ka qenë edhe në fakultet me Fahirun, heroin e kombit Fahir Fazliu. Sot iu është refuzuar dorëzania dhe iu është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj”, ka thënë Fazliu.

Të fundit nga rubrika