Fajon: Sllovenia e mbështet dialogun Kosovë-Serbi, negociatat të zhvillohen shpejt

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja për Punë të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se Sllovenia e përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kërkon që vendet t’i nisin negociatat për planin franko-gjerman në kuadër të dialogut

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja për Punë të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se Sllovenia e përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se vendet duhet t’i nisin negociatat për planin franko-gjerman në kuadër të dialogut.

Në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla, Fajon ka theksuar se Sllovenia është krah Kosovës, dhe, sipas saj, negociatat duhet të zhvillohen shpejt.

“Çdo situatë e krizës rrezikon imazhin e shtetit dhe për këtë duhet të mos futemi në këtë. I jam ofruar për të ndihmuar në normalizimin mes shteteve. Siç e dini, Sllovenia e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe gjithmonë flasim kur bëhen gjendje të reja. Në prill do të kemi zgjedhje që këto në pjesën veriore duhet të jenë të lirë dhe të ndershme”, deklaroi ajo.

Fajon ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës.

“Duam që jeta të bëhet sa më e thjeshtë, e për këtë mund të ndihmojmë, pasi lufta në Ukrainë e ka theksuar dëshirën që të arrijmë që Kosova të bëhet më stabile. Kurse për atë siç e keni parë, propozimin, Kosova besoj do të ulet në tavolinën e bisedimeve dhe të flasë për normalizimin me Serbinë dhe këto negociata të bëhen sa më të shpejta”.

Po ashtu, ajo ka potencuar se Sllovenia e mbështet Kosovën për aplikimin e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika