Policia ka bërë të ditur se të mërkurën ka arrestuar 15 persona në Novobërdë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të njëjtit janë të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, njofton Dukagjini.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se arrestimi i tyre ndodhi të mërkurën.
“Novobërdë 29.12.2025-07:00. Me 25.02.2026 janë arrestuar 15 (pesëmbëdhjetë) të dyshuar, nën dyshimin se të njëjtit me datën e cekur kanë falsifikuar rezultatet e votimit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.
