Familja Haradinaj që nga 1945 e ruan varrin e një ushtari gjerman

Që nga përfundimi i luftës së dytë botërore, familja Haradinaj nga fshati Stanovc i Vushtrrisë e ka mbajtur të fshehur varrin e një ushtari gjerman në arat e tyre

ilustrimi

Familja Haradianaj  kanë thënë se nga frika e hakmarrjes nga shteti i Serbisë historia është mbajtur e fshehur dhe është ruajtur vetëm në familjen e ngushtë.

Ata e ftojnë shtetin gjerman që ta vizitojë këtë varr dhe janë të hapur për çfarëdo nisme për rregullimin e varrit të ushtarit gjerman dhe shënjimin e vendit ku prehet për më shumë se 75 vjet.

“Tash erdhëm te arat e gjermanëve, kjo është ara e gjermanit”, kjo është fjalia që zakonisht i prinë rrugëtimit të vëllezërve Baki e Dritan Haradinaj për tek arat e tyre,. “Ara e gjermanit” për dy vëllezërit Bakiun dhe Dritanin në vegjëli ka qenë pikë referimi e mister në të njëjtën kohë. Në këtë vend, që nga përfundimi i luftës së dytë botërore qëndrojnë eshtrat e një ushtari gjerman. Ushtarin e panjohur për ta, Bakiu thotë se me shumë sakrifica e kanë varrosur paraardhësit e tij.

“Historia e këtij varri është se këtu është vra gjermani dhe varrimi i tij është bërë vetëm natën, sepse nuk kanë guxuar me e varrosë ditën për shkak i çështjes (pushtimit) së Serbisë. Flitet që katragjyshin e kanë vrarë për shkakun se e kanë varrosur natën gjermanin. Flitet se para shtëpisë është i vrarë ose më mirë të them i pushkatuar”, ka treguar  me shumë krenari Bakiu.

I lidhur emocionalisht me historinë e ushtarit gjerman, ai shprehet i hapur për çfarëdo nisme të shteti gjerman.

“Kam menduar që me e ndreq këtu varrin me e pastru me i heq “therrat” edhe me ja ngjit emrin këtu rrugës “Rruga e gjermanit” edhe ara tash e 100 vjet thirret si “Ara e gjermanit…Ne vulletin e kemi me e ndreq me rretheku me e rujt historinë edhe me u dit se ku është varri i tij”, ka thënë porosit Baki Haradinaj.

Gjermanët të cilët merren me historitë të cilat i tregon Bakiu brenda muajit shator do të vijnë në Kosovë. Kështu thuhet në një njoftim për media nga Ambasada Gjermane në Kosovë. Puna e organizatës “Lidhje kombëtare për ruajtjen e varreve të luftës” (VOLKSBUND) nuk do të ishte e mundur pa një marrëveshje me Kosovën.

Më 10 gusht Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshjen përfundimtare sa i përket kësaj çështje, me të cilën Gjermanisë i lejohet përkujdesja për varret e ushtarëve të saj, zhvarrosja për t’i dërguar në një vend të përbashkët. Gjithashtu, me të lejohet ndërtimi e përmendoreve në vendet ku zhvarrosja është e pamundur. 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore sipas “Volksbund” në Kosovë ka njoftime për rreth 900 vendvarrime të ushtarëve gjermanë, shumica prej tyre ende të paidentifikuara.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika