Familja Jashari mohon interesimin për kandidaturën për president

Anëtarë të familjes së heroit të Kosovës, Adem Jashari, kanë mohuar çdo qëllim për të kandiduar për postin e presidentit të vendit, pas deklaratave të ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili kishte thënë se një kandidat nga kjo familje do të ishte një “konsensus automatik” në shoqëri.

Murat Jashari, djali i vëllait të Adem Jasharit, Rifatit, i tha “VOX Kosova” se nuk ka interesim apo qëllim të bëhet president i Kosovës.

“Ua kam bërë të qartë partive politike se cilat janë arsyet pse unë nuk e bëj, sepse mbi supet e mia rëndon një barrë e madhe”, ka thënë Murati.

Për Debat Plus, dhe Bekim Jashari, ish-kryetari i Komunës së Skenderajt dhe djali i Hamzë Jasharit, u shpreh se nuk ka asgjë për të shtuar, duke aluduar në fjalët e Muratit.

“Nuk kam çka i shtoj as pikë as presje, nga ajo çka ka deklaru vllai im sot. Uroj që të ketè unitet mes partive politike e t’i zgjidhim këto çështje”, ka thënë ai.

Ministri Konjufca nuk kishte dashur të komentonte kur ishte pyetur nëse ekziston ndonjë vullnet nga familja Jashari për këtë çështje.

Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka vizituar Prekazin dhe ka biseduar me Rifat Jasharin “për çështje politike”.

Emra nga familja Jashari janë përmendur më herët si kandidatë potencialë për president, por asnjë prej tyre nuk ka shkuar në propozim zyrtar.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika