“Fat i mirë” dështimi i Rusisë për ta bërë intervenimin e NATO-s temë në OKB

Fat të mirë dhe qëndrim i qartë perëndimor po e vlerësojnë ekspertë të sigurisë e njohës të dipolomacisë refuzimin që iu bë Rusisë në kërkesën që bombardimet e NATO-s të diskutoheshin në OKB. Këtij lajmi iu gëzua ministrja e jashtme e Kosovës por jo edhe ai i Serbisë

Përpjekje pati, por gjithçka përfundoi aty.

Rusia doli kokëulur në tentimin që të mbledh Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në një seancë ku do të flitej për fushatën e bombardimit të NATO-s kundër caqeve serbe.

Kosova, konkretisht kryediplomatja e saj veçse ishin bërë gati për seancën.

Njëherësh zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, me vete kishte edhe viktimën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ish deputeten Vasfije Krasniqin.

“Të gatshme për të paraqitur para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit faktet rreth krimeve gjenocidale të Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë, përshëndetëm megjithatë unitetin e partnerëve, miqve dhe aleatëve tanë për moslejimin e mbajtjes së kësaj seance propagandistike. Rusia mbeti e vetme në përpjekjet e saj të rrezikshme për ta shfrytëzuar Këshillin e Sigurimit për të shtrembëruar të vërtetën”, ka deklaruar Gërvalla.

Anëtarët e këshillit, në shumicë abstenuan duke i lënë në votën Pro vetëm Rusinë, Kinën dhe Algjerinë.

Për profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri është një fat i mirë që ajo seancë nuk u zhvillua

“Rusia është e interesuar që në vazhdimësi, ta paraqesë Kosovën si një rast që do të mund ta përdorte në politikën e saj të jashtme, për të përligjur veprimet kriminale, që është duke i bërë sidomos në Ukrainë. .. Perëndimi duke qenë i interesuar ti mbyll vatrat e krizës në Ballkan i kanë kushtuar një vëmdnje kaq të madhe Serbisë dhe mundësia për ta edukuar atë me gjase vazhdon të mebtet e limituar”, ka thënë Imeri.

E këtë tentativë, Selam Shkodra, ekspert i çështjeve të Sigurisë, po e konsideron një shërbim të Rusisë ndaj Serbisë.

“Federata ruse ka dashur që ti kryej një shërbim shtetit serb, në rastin konkret duke tentu, që ta bëjë pjesë të debatit të OKB-së intervenimin e NATO-s dhe të njëjtin ta prezantojë si shkelje të drejtës ndërkombëtare. Por fatmirësisht Kosova është e bekuar me aleatët e saj që i ka dhe të njëjtit që kanë intervenuar, dhe liruar Kosovën dhe dihet që ka pasur intervenim i drejtë dhe humanitar”, ka deklaruar Shkodra.

Për herë të dytë brenda këtij viti Rusia ka tentuar ta shtrojë për diskutim çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përmes një seance të jashtëzakonshme.

Serbia e Rusia, vazhdojnë të mbajnë lidhej të afërta pavarësisht se Rusia, pas luftës në Ukrainë është izoluar plotësisht nga shtetet perëndimore.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika