Fatjon Fasho emërohet drejtor i ri i burgut në Drenovë

Fatjon Fasho është përzgjedhur të jetë drejtori i ri i Burgut të Drenovës në Shqipëri. Kështu ka bërë të ditur drejtoria e komanduar e burgjeve që ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të këtij institucioni

Fatjon Fasho është përzgjedhur të jetë drejtori i ri i Burgut të Drenovës në Shqipëri. Kështu ka bërë të ditur drejtoria e komanduar e burgjeve që ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të këtij institucioni.

Sipas informacioneve, Fasho ka mbajtur funksione të ndryshme në burgun e Drenovës dhe ka qenë gjithashtu në pozicionin e zëvendësdrejtorit.

Këtë post më herët e ka mbajtur Lorent Nako.

Burgu i Drenovës ka mbi 400 të burgosur, përfshirë edhe një sektor të burgut të sigurisë së lartë, ku mes të cilëve ka të burgosur me akuza të rënda kriminale.

Numrin më të madh në këtë burg e zënë të paraburgosurit, të cilët akoma nuk kanë një vendim të formës së prerë në gjykatat e vendit.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika