FBI: Origjina e COVID-19 vjen nga laboratori në Wuhan

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, ka pranuar se byroja beson se pandemia Covid-19 ka të ngjarë të jetë rezultat i një aksidenti laboratorik në Wuhan të Kinës

Drejtori i FBI-së Christopher Wray flet gjatë një konference për shtyp më 26 janar 2023.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha të martën se agjencia e tij beson se pandemia Covid-19 ishte “me shumë gjasa” e shkaktuar nga një incident në një laborator në Wuhan të Kinës.

“FBI ka kohë që ka vlerësuar se origjina e pandemisë ka shumë të ngjarë të jetë një incident i mundshëm laboratorik në Wuhan,” tha Wray në intervistë për Fox News.

Komentet e drejtorit të FBI-së vijnë pasi një raport në fillim të kësaj jave tha se Departamenti Amerikan i Energjisë kishte përcaktuar se një rrjedhje nga një laborator kinez ishte shkaku më i mundshëm i shpërthimit të Covid-19.

Sidoqoftë, agjenci të tjera brenda komunitetit të inteligjencës amerikane besojnë se virusi u shfaq natyrshëm në botë.

Gjatë intervistës, Wray akuzoi gjithashtu qeverinë kineze se po përpiqet të frenojë përpjekjet e SHBA-së për të hetuar shkaqet e pandemisë.

“Qeveria kineze ka bërë çmos për të penguar dhe turbulluar punën këtu, punën që ne po bëjmë, punën që po bëjnë qeveria jonë amerikane dhe partnerët e huaj të ngushtë,” tha Wray. “Dhe kjo është për të ardhur keq për të gjithë”, përcjell Klankosova.tv.

Zyrtarët kinezë e kanë mohuar me zemërim pretendimin, duke e quajtur atë një fushatë shpifjeje kundër Pekinit.

Kurse, komuniteti shkencor e sheh si thelbësore përcaktimin e origjinës së pandemisë në mënyrë që të luftohet më mirë apo edhe të parandalohet një tjetër.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika