FBK shfuqizon vendimin për moslejimin e tifozëve mysafirë

FBK-ja ka njoftuar se ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë më herët për moslejimin e tifozëve mysafirë në palestra

Federata e Basketbollit të Kosovës e ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë më herët për moslejimin e tifozëve mysafirë në palestra.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, më 28.02.2023, ka marrë vendim që nga ‘Vendimet e Bordit të FBK-së të datës 15.12.2022’ të largohet pika në vijim:

“Të ndalohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit, të cilat organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës, deri në një njoftim tjetër”, ka shkruar Federata e Basketbollit të Kosovës në Facebook.

“Kjo si rrjedhojë e njoftimit/rekomandimit nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive (Këshilli për Sport), ku u potencua se, duke marrë parasysh që prej periudhës kur FBK ka marrë vendime në lidhje me tifozëritë (15.12.2022) nuk ka pasur probleme të mëdha, kjo pikë mund të shfuqizohet”.

“Prandaj, deri në vendim tjetër, lejohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit të organizuara nga FBK”.

Pra, që nga ndeshjet e xhiros së ardhshme, tifozët e klubeve kosovare do të mund të udhëtojnë për t’i përkrahur ekipet e tyre.

Kjo gjë ishte ndaluar nga FBK-ja për shkak të rasteve të shumta të dhunës që ndodhën në disa palestra të basketbollit kosovar.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika