Fëmijë të plagosur në një sulm me thikë në qytetin francez

Sipas raporteve të veçanta nga Le Parisien, BFM TV dhe AFP, i dyshuari, tashmë i arrestuar, mendohet të jetë një azilkërkues sirian

Annecy, Francë

Gjashtë fëmijë janë plagosur pas një sulmi me thikë në Annecy të Francës Juglindore.

Siç raporton BBC, një i dyshuar tashmë është arrestuar.

Raportet e mediave franceze sugjerojnë se sulmi me thikë ndodhi rreth orës 09:45 me kohën lokale. Tre viktima janë në gjendje kritike, thotë AFP, duke cituar një “burim me njohuri për rastin”.

I dyshuari mendohet të jetë një azilkërkues sirian, sipas raporteve të veçanta nga Le Parisien, BFM TV dhe AFP.

Kryeministrja franceze Élisabeth Borne është rrugës për në Annecy, raportojnë mediat franceze.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika