Kryetari i Istogut dhe kandidat i LDK-së për mandatin e ri, Ilir Ferati, ka njoftuar se ka qenë i ftuar në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini, ku ka folur për jetën, familjen, punën dhe vazhdimin e rrugëtimit të tij politik.
“Mëngjesi me Edita Dolin, në Radar të Dukagjinit, folëm për jetën, familjen, punën dhe vazhdimin e rrugëtimit tonë për Istogun e të gjithëve. Edita, si gjithmonë, me pozitivitetin dhe energjinë që na e përcjell të gjithëve – ushtarëve të Radarit”, ka shkruar Ferati në Facebook.