Në mbledhjen e fundit të legjislaturës, Kuvendi i Istogut miratoi buxhetin komunal për vitin 2026 me 20 vota pro dhe 5 kundër.
Vlera totale e buxhetit është 16,687,746.00 euro.
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, falënderoi asamblistët për përkushtimin dhe votën pro, duke theksuar se puna nuk përfundon këtu.
“Rrugëtimi ynë për Istogun tonë të zhvilluar vazhdon. Çdo vendim, çdo investim është për ju – për Istogun e të gjithëve!”, ka shkruar Ferati në Facebook.