Kandidati për kryetar të Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar Hotel Trofta, ku u prit nga pronari Smajl Bytyçi.
Ferati theksoi rëndësinë e promovimit të pasurive lokale dhe vlerësimin e bizneseve që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunës
“Bashkë me Meritën vizituam Troftën tonë, ku na mirëpriti pronari Smajl Bytyçi.
Hotel Trofta, prodhuesi më i madh i peshkut në Kosovë, është një emër që tashmë është bërë sinonim i traditës, cilësisë dhe mikpritjes.
Krenari që Istogu ynë vazhdon të njihet në gjithë vendin për këtë pasuri të veçantë.
Ndërsa ne, në programin tonë 4-vjeçar, do të vendosim një vulë të veçantë për secilin biznes lokal – “Made in Istog”, sepse çdo produkt i Istogut meriton të njihet dhe të vlerësohet kudo”, ka thënë Ferati.