Fetoshi: E vërteta dhe raportimi – Formula më efikase për demaskimin e Serbisë

Arben Fetoshi, drejtor i Instituti për Studime të Luftës Hibride 'Octopus' (Foto nga intervista në FIVE në RTV Dukagjini)

Arben Fetoshi, drejtor i Institutit për Studime të Luftës Hibride ”Octopus” ka thënë se ekspozimi i gënjeshtrave dhe raportimi profesional janë mjeti më i fuqishëm për të neutralizuar strategjinë e viktimizimit që Serbia përdor ndaj Kosovës.

Fetoshi në një postim në Facebook tutje thekson se, përtej kornizimit të çdo rasti si “incident etnik”, Serbia vazhdimisht fabrikon narrativa të rreme me qëllim “bombardimin” e opinionit publik dhe mashtrimin e komunitetit ndërkombëtar.

Sipas tij, hetimet e Inspektorati Policor i Kosovës(IPK) të datës 16 janar 2026 dhe pamjet e publikuara nga Kallxo.com lidhur me rastin në Urën e Bistricës në Leposaviq, kanë demantuar pretendimet e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën të Serbisë për dhunë policore ndaj qytetarëve serbë.

“Ky rast jo vetëm që u demantua, por dëshmoi qartë qëllimin e provokimit dhe nxitjes, përmes instrumentalizimit të qytetarëve serbë të Kosovës”, ka shkruar Fetoshi.

Ai shton se inicimi i veprës penale për “lajmërim të rremë apo kallëzim të rremë” nga Prokuroria në Mitrovicë është një procedurë standarde, por njëkohësisht ka efekt vetëdijësues dhe demaskues ndaj manipulimit.

Sipas Fetoshit, jo vetëm demantimi publik, por ndjekja institucionale dhe publikimi i fakteve përmes mediave profesionale janë veprime të domosdoshme.

“Jo se kështu ndalet Serbia, por sepse ekspozimi i strategjisë së saj ka efekt parandalues”, thekson ai, duke shtuar se qëllimi i Beogradit nuk është mbrojtja e qytetarëve serbë, por përdorimi i gënjeshtrës si armë për shtrembërimin e realitetit.

Në fund, Fetoshi vlerëson se çdo demaskim i dokumentuar dhe çdo raportim profesional jo vetëm që e neutralizon narrativën serbe para komunitetit ndërkombëtar, por edhe e forcon qëndrueshmërinë demokratike të Kosovës.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika