Fetoshi: Harvest, “arti” i rrenës së madhe

Arben Fetoshi, drejtor i Instituti për Studime të Luftës Hibride 'Octopus' (Foto nga intervista në FIVE në RTV Dukagjini)

Arben Fetoshi, Drejtori i Institutit OCTOPUS, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me ‘filmin’ “Harvest”, duke e cilësuar atë si pjesë të një strategjie të sofistikuar propagandistike të Serbisë.

Fetoshi ka thënë se ky projekt përfaqëson atë që ai e quan “weaponisation of culture”, pra përdorimin e kulturës dhe artit si mjet për manipulimin e të vërtetës historike dhe ndikimin në opinionin ndërkombëtar.

Ai thekson se përmes bashkëprodhimit me aktorë dhe producentë ndërkombëtarë, Serbia synon të legjitimojë narrativa të diskredituara, duke i lidhur ato me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Shqipërinë.

Fetoshi vlerëson se trajtimi i çështjes së trafikimit të organeve përmes këtij filmi përbën një keqpërdorim të rëndë të artit dhe një përpjekje për të ricikluar narrativa dehumanizuese ndaj UÇK-së, veçanërisht në prag të vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ai gjithashtu kritikon deklaratat e Arno Gujon, i cili e ka cilësuar këtë prodhim ‘filmik’ si projekt me ”rëndësi të madhe” kombëtare dhe si përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare mbi ngjarjet e luftës në Kosovë.

Në reagimin e tij, Fetoshi përmend edhe projekte të mëparshme si dokumentari “Raçak – Të vërtetat dhe gënjeshtrat” (2009) dhe serinë “Dosja e Kosovës” (2021–2024), duke i cilësuar si pjesë të së njëjtës linjë propagandistike.

Sipas tij, qëllimi i këtyre projekteve është ndërtimi i një narrative ku Serbia paraqitet si viktimë, ndërsa shqiptarët dhe Perëndimi si agresorë.

Në fund, Fetoshi thekson se ‘filmi’ “Harvest” përbën vetëm hallkën më të re të një zinxhiri të vazhdueshëm dezinformimi dhe propagande serbo-ruse ndaj Kosovës.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika