FFK-ja reagon ndaj polemikave të ndeshjeve të xhiros së 36-të në Superligë

Foto ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka reaguar pas polemikave të shumta që shkaktuan dy ndeshjet e xhiros së 36-të. Në duelin Ferizaj – Dukagjin dhe Trepça ’89 – Prishtinë, rezultatet ishin të dyshimta.

Përmes një reagimi, FFK-ja ka bërë të ditur se ka marrë të gjitha informacionet e nevojshme për këto dy ndeshje, të cilat janë më të përfolurat e xhiros së fundit për edicionin 2022/23.

Në reagimin e saj, FFK-ja ka treguar vendosmërinë e saj për të ruajtur imazhin e saj dhe të futbollit të Kosovës, dhe ka reaguar ashpërsisht ndaj çdo lloj njollosjeje dhe akuzash të ngutshme, duke e vlerësuar seriozisht çdo deklaratë dhe dëshmi të mbledhura.

FFK-ja nuk pranon që individë, grupe apo kushdo tjetër të prishin imazhin e saj dhe të futbollit të Kosovës.

FFK-ja shpreh hapësirën e saj për bashkëpunim me të gjitha organet relevante dhe i inkurajon ato të kryejnë hetim të detajuar për çdo pretendim të parregullt në kampionat.

Ajo ka informuar organet relevante të Republikës së Kosovës dhe u ka ofruar bashkëpunimin e saj në adresimin e çështjes. Po ashtu, ajo ka vendosur të bashkëpunojë me Këshillin Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport dhe Prokurorinë e Shtetit për hetimin e pretendimeve të mundshme për kurdisje të ndeshjeve dhe prishje të “fair-play”.

“Federata, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport, e nëpërmjet tij edhe me Prokurorinë e Shtetit, do të angazhohet maksimalisht për hetimin e të gjitha pretendimeve për kurdisje të ndeshjeve dhe prishje të “fair-play”. Çdo pretendim që vërtetohet do të ndëshkohet me ashpërsi në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret përkatëse”, thuhet në reagim.

Në përfundim të reagimit, FFK-ja konfirmon përkushtimin e saj për të mbrojtur integritetin e garave dhe imazhin e futbollit të Kosovës në përgjithësi. Ajo fton të gjithë protagonistët e futbollit, si zyrtarët, lojtarët, trajnerët, tifozët dhe mediat, që të angazhohen në promovimin e vlerave sportive dhe respektimin e rregullave të lojës.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika