FIFA The Best 2025: Dominimi i PSG-së në mbrëmjen gala në Doha

Më 16 dhjetor, në Doha të Katarit, u mbajt ceremonia prestigjioze ‘FIFA The Best 2025’, ku u nderuan futbollistët, trajnerët dhe ekipet më të mira të vitit në futbollin e meshkujve dhe të femrave.

Mbrëmja u karakterizua nga dominimi i Paris Saint-Germain, shkëlqimi individual i Ousmane Dembeles dhe vazhdimësia e epokës së artë të Aitana Bonmatít.

Ylli francez i PSG-së, Dembele, u shpall ‘The Best FIFA Men’s Player 2025’, pas një sezoni historik.

Ai ishte figura kyçe në triumfin e parë të PSG-së në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tetë gola dhe dhënë gjashtë asistime në garën elitare evropiane.

Përveç suksesit evropian, Dembele fitoi tripletën vendore me PSG-në dhe u shpall MVP i Ligue 1 dhe i Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi Santiago Montiel u shpërblye me Çmimin ‘Puskás 2025’ për një gol spektakolar me gërshërë, të shënuar në kampionatin argjentinas. Goli u vlerësua nga FIFA si një nga më të bukurit e viteve të fundit, duke e bërë Montiel fituesin e radhës nga Argjentina të këtij çmimi prestigjioz.

Mesfushorja e Barcelonës dhe Spanjës, Aitana Bonmati, fitoi për të tretin vit radhazi çmimin ‘The Best FIFA Women’s Player’. Pavarësisht humbjeve në finale evropiane, ajo u shpall MVP në turne të rëndësishëm dhe udhëhoqi Barcelonën drejt tripletës vendore.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, u shpall Trajneri më i mirë i vitit, pasi udhëhoqi ekipin drejt një sezoni dominant, përfshirë fitoren bindëse 5–0 në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, Gianluigi Donnarumma u shpall portieri më i mirë i botës, duke u vlerësuar për paraqitjet vendimtare gjatë sezonit triumfues.

Në ekipin më të mirë të vitit për meshkuj dominuan lojtarët e PSG-së, ndërsa vëmendje e veçantë morën talentet e rinj si Lamine Yamal. Në futbollin e femrave, Anglia dhe Spanja kryesuan listën e fituesve, me Sarina Wiegman si trajnerja më e mirë dhe Hannah Hampton si portierja më e mirë.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika