Gjykata Speciale ka njoftuar se fillimi i gjykimit kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, të cilët së bashku me Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë është shtyrë për datën 27 shkurt.
Kujtojmë se ky rast ishte paraparë të fillonte më 24 shkurt, njofton Dukagjini.
“Më 28 janar 2026, Gjykatësi i Vetëm Kristofer Gosnell miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe urdhëroi që gjykimi në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit të fillojë të premten, 27 shkurt 2026, në vend se më 24 shkurt, siç ishte caktuar më parë”, thuhet në një njoftim.
Në këtë gjykim që pritet të nisë më 27 shkurt do të paraqiten tre dëshmitarë, natyra dhe përmbajtja e të cilëve është zbuluar nga Prokuroria.
Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit, Smakajt, Kilajt dhe Fazliut
