Fillimi i vitit shkollor – SBASHK paralajmëron: Në mungesë të dialogut, greva e pashmangshme | Shala: Problemet në arsim janë të shumta

Në një lidhje direkte për emisionin Five në RTV Dukagjini, përfaqësuesja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka folur rreth mundësisë së grevës në sektorin e arsimit pas fillimit të vitit të ri shkollor.

Ajo ka thënë se hallet dhe kërkesat e mësimdhënësve vazhdojnë të mos dëgjohen nga Ministria e Arsimit. “Hallet e mësimdhënësve nuk i ka dëgjuar as në të kaluarën Ministria e Arsimit e as tani”, u shpreh Shala.

Sipas saj, pas konstituimit të institucioneve, SBASHK-u është i gatshëm për dialog dhe për të paraqitur kërkesat e punëtorëve të arsimit, duke i cilësuar ato si legjitime dhe të arsyeshme. “Pas konstituimit të institucioneve SBASHK-u është i gatshëm për dialog dhe takime me qëllim që t’i paraqesë kërkesat e punëtorëve të arsimit dhe të gjenden zgjidhje për to”, tha ajo.

Megjithatë, Shala paralajmëroi se në mungesë të dialogut, nuk përjashtohen as veprimet sindikale. “Po, në rast se nuk do të ketë prapë dialog dhe nuk do të ketë bashkëpunim për zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit, atëherë nuk përjashtohen as veprimet sindikale, natyrisht as greva”, theksoi ajo.

Duke folur për gjendjen aktuale, ajo tha se arsimi ka nisur me shumë probleme. “Subvencionimi i teksteve shkollore, kurrikulat, pastaj kërkesat e punëtorëve të arsimit, kontrata kolektive, zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për 15 vitet e para të përvojës së punës, ngritja e vlerës së koeficientit në Ligjin e Pagave dhe përkundër ngritjes së inflacionit, pastaj mos përfshirja e SBASHK-ut në trupat profesionalë të Ministrisë së Arsimit…”, u shpreh Shala.

Ajo shtoi se një problem i vazhdueshëm mbetet edhe moszgjidhja për punëtorët e arsimit që vuajnë nga sëmundje kronike. “Punëtorët e arsimit të cilët janë me sëmundje të rënda kronike, për të cilët kemi kërkuar vazhdimisht që t’u mundësohet pensionimi i parakohshëm, dhe një gjë e tillë nuk është duke u bërë”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika