Financial Times korrigjon deklaratën e Ramës: “Tokë e askujt” nënkuptonte veriun

Gazeta "Financial Times" ka korrigjuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, duke sqaruar se ai kishte nënkuptuar veriun e Kosovës, jo tërë territorin e saj me shprehjen 'tokë e askujt'

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

Gazeta britanike “Financial Times” ka bërë një korrigjim në një intervistë të  kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me situatën në veriun e Kosovës.

Në një postim në platformën e tyre të njohur, gazetari Marton Dunai ka sqaruar se pjesa kur Rama përdori shprehjen “toka e askujt” kishte të bënte me veriun e Kosovës dhe jo me tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama po fliste për problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, ka shkruar ai.

“Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”, thuhej në artikullin e prestigjiozes britanike, të ketë thënë Rama.

Ndërsa, tashmë në artikullin e rishikuar të Financial Times, thuhet se Rama deklaroi: “Veriu i Kosovës është shndërruar në një tokë të varur prej të gjithëve, ku krimet kombinohen me nacionalizmin e rritur. Kufiri mes krimit dhe politikës është bërë i pazbuluar”.

Ndryshe, Rama kishte bërë thirrje që KFOR-i ta marrë kontrollin e veriut të Kosovës për të parandaluar ndonjë konflikt më të madh, që, sipas tij, sot është më i mundshëm se asnjëherë më parë.

Në një konferencë për media më 28 shtator, Rama ka thënë se një gjë të tillë e ka propozuar edhe në samitin e NATO-s.

Ndërkaq, pas reagimeve të shumta rreth kësaj thirrjeje, kryeministri shqiptar ka reaguar edhe njëherë  duke theksuar se kërkesa e tij ka të bëjë pasi që KFOR-i është NATO dhe jo “një forcë pushtuese për llogari të Serbisë”.

Tutje, Rama i ka cilësuar si qesharake reagimet ndaj deklaratës së tij.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika