Finlanda ka miratuar një ligj të ri për të rritur sigurinë kufitare me Rusinë

Është miratuar ligji i ri në Finlandë, për forcimin e kufirit me Rusinë. Qëllimi i këtij ligji është të përmirësojë kapacitetin operacional të rojes kufitare për t'iu përgjigjur kërcënimeve hibride

Ilustrim

Parlamenti finlandez ka ndryshuar ligjet e tij të martën e 5 korrikut, për të forcuar gardhet përgjatë kufirit të vendit me Rusinë, ndërsa kombi nordik vazhdon procesin e anëtarësimit në NATO.

Pasi Rusia ka nisur pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt, Finlanda ka vendosur të zyrtarizojë partneritetin e ngushtë prej dekadash me NATO-n dhe të aplikojë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Të motivuar nga shqetësimet se Moska do të përdorë emigrantët për të ushtruar presion ndaj Helsinkit, amendamentet e reja në ligjin e Finlandës për rojet kufitare e kanë bërë më të lehtë ndërtimin e barrierave më të forta përgjatë kufirit prej 1300 kilometrash që Finlanda ndan me Rusinë.

Qëllimi i ligjit të ri është të “përmirësojë kapacitetin operacional të rojes kufitare për t’iu përgjigjur kërcënimeve hibride”, ka thënë Anne Ihanus, një këshilltare në ministrinë e brendshme të Finlandës.

“Lufta në Ukrainë ka kontribuar në urgjencën e çështjes,” ka shtuar ajo.

Aktualisht, kufiri i Finlandës me Rusinë është i siguruar vetëm me gardhe të lehta prej druri, të instaluara kryesisht për të parandaluar kullotjen e bagëtive në anën e gabuar.

“Ajo që ne duam të ndërtojmë tani është një gardh i fortë me një efekt të vërtetë pengues,” ka theksuar kreu i divizionit ligjor të Rojës Kufitare Finlandeze, Sanna Palo.

Ligji i ri do të lejojë gjithashtu mbylljen e pikave kufitare dhe përqendrimin e azilkërkuesve në vende të veçanta, transmeton euronews.

Finlanda ka miratuar gjithashtu ndryshime në Aktin e saj të Kompetencave Emergjente për të siguruar që përkufizimi i “emergjencës” të marrë parasysh më mirë llojet e ndryshme të të ashtuquajturave kërcënime hibride.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika