Fisnik Gashi emërohet kryetrajner i FC Besa Peja

Klubi i futbollit, Besa Peja, ka filluar organzimin shumë herët, në mënyrë që në edicionin 2024/2025, të fillojë garat nga Liga Rajonale

Klubi i futbollit, Besa Peja, ka filluar organzimin shumë herët, në mënyrë që në edicionin 2024/2025, t’i fillojë garat nga Liga Rajonale.

Por, synimet janë të mëdha që në një të ardhme të afërt të inkuadrohet në Superligë dhe të luajë në garat evropiane.

Në komunikatën e lëshuar për media, klubi pejan ka njoftuar se kryetarajner i ekipit të parë është emëruar Fisnik Gashi.

Ish-trajneri i Besës në Ligën e Parë, Istogut dhe Rilindjes, thotë se nuk ka rëndësi se prej cilës ligë i fillojnë garat, por ku synojnë të arrijnë.

“Nuk është me rëndësi në cilën ligë fillojmë, me rëndësi është ku po synojmë të arrijmë. Unë kam pa organizim të mirëfilltë, njerëz seriozë që kanë vendosur qëllime afatgjate”, u shpreh Gashi.

Gashi është i njohur për karrierën e pasur që ka pasur si lojtar dhe sukseset e shumta që i ka arritur, sidomos me Besën.

Për Gashin, Besa Peja do të jetë ekip i promovimit të talentit të futbollit.

“Ne tashmë kemi filluar skauting dhe të gjithë lojtarët do të inkuadrohen në ekip për afat të gjatë, pra kontrata dy trivjeçare. Ekipi gjatë kohës do të plotësohet me lojtarë të tjerë, por do të ketë një grup bazë të planifikuar në mënyrë afatgjate”, u shpreh ai.

Me emërimin e Gashit në krye të ekipit është i kënaqur edhe kryetari i bordit, Ardet Zekaj.

“Jemi të lumtur që e kemi Fisin në ekip. Kemi punuar që të zgjedhim më të mirin dhe kemi parë që Fisi na ka ofruar vizionin e duhur dhe e ka marrë punën pa paragjykim se ku po fillojmë. Ai e ka besimin tonë të plotë”, tha Zekaj.

“Klubi Besa Peja është themeluar nga 100 dashamirë të futbollit të Pejës dhe ata kanë zotuar që për pesë vitet e ardhme të financojnë klubin. Është ekipi i parë në Kosovë që është krijuar me metodën “Crowdfunding”. Në këtë mënyrë, klubi do të ketë në vete gjithpërfshirjen dhe stabilitetin”, shkruan në fund të komunikatës së Besa Peja.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika