Fitore Pacolli kërkon “masa” ndaj mediave

Fitore Pacolli deputete e Lëvizja Vetëvendosje(LVV) së përmes foltores në kuvend, të enjten ka kërkuar që qeveria e kuvendi të marrin masa ndaj mediave në Kosovë. Kjo ka ngjallur reagimin e juristëve të medias, asociacionin e gazetarëve e këshillit të mediave të shkruara

Fitore Pacolli

Punën e qeverisë por edhe të legjislativit gazetarët e kanë në fokus çdo ditë. Por, duket se raportimet e tyre nuk po iu pëlqejnë në masë të madhe partisë në pushtet.

Një gjë e tillë u shpërfaq në Kuvendin e Kosovës, kur jashtë rendit të ditës fjalën e mori deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Madje ajo nga foltorja e Parlamentit të Kosovës, ka bërë thirrje qeverisë dhe Kuvendit, që të merren masa ndaj mediave në disa aspekte.

“Vitet e fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online që po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik. Këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrin masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave, me transparencën si dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, ka thënë, Fitore Pacoli nga LVV-ja.

E kjo deklaratë e Fitore Pacollit, ka nxitur një reagim të ashpër të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, por edhe Këshillit të Mediave të Shkruara.

Në reagimin e tyre thuhet se fjalim i Pacollit në Kuvend, përbën ndërhyrje të pastër në lirinë e mediave.

Gazetarët e RTV Dukagjinit

“Në një fjalim të sotëm në Kuvend, deputetja e partisë në pushtet, Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos mediave online. Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMShK-në dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend”, AGK DHE KMSHK.

Me shqetësim këtë deklaratë e ka pritur edhe juristja e mediave, Flutra Kusari.

Ajo thotë se deputetja e LVV-së, do të duhej të ngriste zërin për sigurinë e gazetarëve e jo për masa ndaj mediave.

Gazetarët e RTV Dukagjinit

“Është e qartë që zonja Pacolli nuk ka njohuri bazike për rregullimin dhe vetë rregullimin e mediave për arsye se mediat në Kosovë tashmë rregullohen nga dy institucione Komisioni i Pavarur për Media dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, prandaj nuk i takon sidomos qeverisë që ti rregullojë mediat dhe normalisht që kjo thirrje e saj është një tentativë e kotë që nuk do të ketë sukses për të ndikuar tek mediat”, ka theksuar Flutura Kusari Jurisite për të drejtën e Medias.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që deputetja e partisë në pushtet Fitore Pacolli ka reagime kundrejt raportimit të mediave.

Në maj të këtij viti kishte bërë një postim me disa rekomandime për mediat.  “Kështu do të duhej ta informoni publikun.” Pati përfunduar postimin Pacolli.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika