Flamuri kuq e zi pjesë e çantës së famshme Louis Vuitton

Të shtunën e 7 janarit, është bërë e ditur se flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrerëshe, është bërë pjesë e koleksionit të çantave të shtëpisë së madhe të modës, Louis Vuitton. Ndërsa, dy ditë më parë, një firmë zvicrane e orave ka prodhuar një orë dore me figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Ilustrim

Flamuri Shqipërisë është bërë pjesë e koleksionit të çantave të markës së njohur Louis Vuitton.

Lidhur me këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar një postim në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë “Flamuri më i bukur në botë, pjesë e çantës së shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton”.

Ndryshe, edhe të enjten e pesë janarit, një nga orëbërësit më të famshëm në botë, Franck Muller, ka nxjerrë në shitje modelin e veçantë të orës luksoze me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeun.

Ora ka ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar shqiptar, ndërsa në fushën e saj është gdhendur me ngjyrë ari busti i Skënderbeut.

Ora e krijuar me figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut
Mënyra e krijimit të figurës me gdhendje nga ari

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika