“Flasin për të ardhur në pushtet, heshtin për të qëndruar” – Hoti i quan mashtrues Osmanin e Kurtin

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar për mashtrim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se gjatë takimit me kryeministrin malazez në detyrë, Dritan Abazoviq, nuk kanë diskutuar për Demarkacionin edhe pse kanë qenë kundër tij

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë intervistës në emisionin FIVE, 18 prill 2023.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Avdullah Hoti, i ka quajtur mashtrues kryeministrin aktual të vendit, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, të cilët, sipas tij, nuk i mbajtën premtimet që i dhanë për të ardhur në pushtet.

Ai të njëjtën fjalë e kishte edhe për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi sipas tij, ajo së bashku me Kurtin tani që ishte në vizitë zyrtare kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, edhe pse e kanë kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit, në takimet e tyre as nuk e kanë përmendur këtë çështje.

“Tash ishte kryeministri i Malit të Zi në Kosovë, e kanë kundërshtuar me dhunë Marrëveshjen e Demarkacionit, as Kurti as Osmani ‘qele guri gojën’, asnjëri nuk e përmend Demarkacionin, sepse kanë thënë janë falë 8 mijë e 200 hektarë, me shtru si temë me thënë hajde ta përmirësojmë t’i nxjerrim argumentet e reja në tavolinë, ‘qele gur gojën’, asnjëri nuk flasin. A nuk është mashtrim ky?”, është shprehur Hoti.

Duke treguar pse i quan mashtrues, ai në një intervistë për emisionin FIVE, ka përmendur edhe çështjen e Asociacionit, derisa ka thënë se Kurti dhe Konjufca e kanë kundërshtuar ashpër, por më pas kanë pranuar se “ka Asociacion”.

“A nuk është mashtrim edhe i Kurtit edhe i Konjufcën që e kanë kundërshtuar me të madhe Asociacionin, ‘nuk ka as asi, as ksi, ka vdekur Asociacioni’, kanë thënë më 12 shkurt, e më pas del në televizionin publik e thotë që ‘po ka Asociacion’”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se nuk është duke i fyer kryeministrin Kurti dhe kryparlamentarin Konjufca, por vetëm se është duke krahasuar premtimet e tyre dhe veprimet që kanë bërë tani.

Ai ka thënë se nëse dikush nuk i qëndron fjalëve dhe premtimeve kur ka përgjegjësin institucionale dhe i ndryshon fjalët duke pranuar ato që ka kundërshtuar, atëherë, sipas tij, ai quhet mashtrues.

“Nuk kemi ndryshe si me i quajt këta, përveçse mashtrues. Nuk dua t’i fyej, vetëm se jam duke i krahasuar premtimet fjalët edhe veprimet që i kanë tash. Nëse nuk i përmbahesh fjalëve dhe premtimeve tash kur e ke përgjegjësin institucionale dhe i ndërron fjalët, i pranon ato që i ke kundërshtuar dhunshëm, atëherë je mashtrues”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se ata kanë mashtruar për të ardhur në pushtet, pasi kanë kundërshtuar Asociacionin, dhe tani e kanë pranuar atë për të qëndruar në pushtet, pasi siç ka shtuar ai “ndryshe nuk do të kishte pasur mundësi të vazhdonin më tutje qeverisje”.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika