Selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar formacionin startues për ndeshjen ndaj Sllovenisë, që nis sonte në orën 20:45 në stadiumin “Stozhice”.
Kjo është ndeshja e parafundit kualifikuese për Botërorin 2026.
Foda ka zgjedhur të luajë me sistemin 5-3-2, ku dyshen sulmuese e përbëjnë Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.
Në mesfushë do të aktivizohen Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj dhe Florent Muslija.
Në repartin defensiv do të jenë Albian Hajdari, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova, Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda, ndërsa portën e mban Amir Shaipi.
