Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Greqisë

Pas fitores ndaj Qipros në Larnaca, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Greqinë të dielën e 5 qershorit me fillim nga ora 20:45

Kombëtarja e Kosovës
Kombëtarja e Kosovës

Në përballjen e përfaqësueses së Kosovës me Greqinë, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të madh nga ana e trajnerit Alain Giresse.

Dardanët pritet të kryesohen me Edon Zhegrovën si sulmues, duke qenë se, ky i fundit, shkëlqeu në ndeshjen ndaj Qipros së bashku me Vedat Muriqin.

Në portë do të jetë portieri Arijanet Muric, kurse mbrotjen në anën e djathtë do të jetë e mbuluar nga Benjamin Kolollin.

 

Betim Fazliji dhe Valon Berisha do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, ndërkohë, Ibrahim Dresevic ose Florian Loshaj pritet ta zëvendësojnë Blendi Idrizin.

Ndërsa në krahun e majtë të sulmit mund të ketë ndryshime, pasi Milot Rashica mund të lihet në bankë dhe vendin e tij ta zërë Zymer Bytyqit ose Arbër Zenelit.

Kosova sonte përballet me Greqinë, me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Formacioni i mundshëm i Kosovës

Kosova: Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Fazliji, Loshaj, Berisha; Zhegrova, Muriqi, Bytyqi.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika