Kombëtarja e Turqisë pritet të ketë një formacion ofensiv në përballjen finale të plejofit për kualifikim në Kupën e Botës 2026 ndaj Kosovës.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 dhe pritet të jetë vendimtare për të dyja përfaqësueset.
Sipas formacionit të publikuar nga mediat turke, Turqia mund të rreshtohet në këtë mënyrë:
Formacioni i mundshëm (4-2-3-1):
Portier: Uğurcan Çakır
Mbrojtja: Ferdi Kadıoğlu, Abdülkerim Bardakcı, Samet Akaydın, Zeki Çelik
Mesfusha: Hakan Çalhanoğlu, İsmail Yüksek
Para mesfusha: Kenan Yıldız, Orkun Kökçü, Arda Güler
Sulmi: Kerem Aktürkoğlu (Barış Alper Yılmaz si alternativë)
Kjo përballje konsiderohet si një nga më të rëndësishmet për të dyja ekipet, pasi fituesi siguron një vend në Kupën e Botës 2026.
