Formacioni më i mirë i sezonit 2021-2022

Skuadra, e cila rreshtohet në një formacion 4-3-3, pasi është më i përdorshmi nga skuadrat që marrin pjesë në pesë ligat kryesore evropiane, përmban shumë lojtarë nga Real Madrid dhe Liverpool 

Formacioni me i mirë i sezonit 2021-2022, nga Marca.

Real Madird dhe Liverpool, janë dy skuadrat që luftuan në finalen e Ligës së Kampionëve, dhe se nuk është çudi që shtatë nga 11 lojtarët vijnë nga të dy klubet për formacionin më të mirë të sezonit 2021-2022, formacion i zgjedhur nga Marca.

XI më i mirë është: Courtois; Alexander-Arnold, Van Dijk, Alaba, Cancelo, Rodri, De Bruyne, Modric, Salah, Vinicius dhe Benzema.

Në gol, nuk ka asnjë befasi që Courtois do të jetë në formacionin e vitit.

Në mbrojtje, janë dy lojtarë të Liverpool, Alexander-Arnold dhe Van Dijk, një nga Real Madrid, Alaba dhe një nga Manchester City, Cancelo.

Në mesfushë, Luka Modric, së bashku me dy lojtarët e Pep Guardiolës, Rodri dhe De Bruyne.

Në krye, nuk ka asnjë dyshim për përfshirjen e Benzema dhe Vinicius , me Salah që përmbyll treshen e sulmit.

Marca gjithashtu ka bërë renditjen e 100 lojtarëve më të mirë të sezonit që lamë pas.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika