Forumi i Rinisë së LDK-së ndez qirinj në nder të 18-vjeçarit: Sot, të gjithë jemi Lulzimi

Kryetari i Forumit të Rinisë, Paris Guri, ka thënë se të rinjve duhet t’u sigurohet më shumë mbrojtje në rrugë, në shkollë dhe në të gjitha vendet ku ata veprojnë

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë ndezur qirinj për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu, i cili ndërroi jetë si pasojë e rrahjes nga dy persona, të cilët gjenden në paraburgim.

“Sot, të gjithë jemi Lulzimi!”.

Kryetari i Forumit të Rinisë, Paris Guri, ka thënë se të rinjve duhet t’u sigurohet më shumë mbrojtje në rrugë, në shkollë dhe në të gjitha vendet ku ata veprojnë.

May be an image of 5 people and text that says 'max opti'

“Lulzimin nuk guxojmë asesi ta shohim si një lajm shtesë në kronikën e zezë. Sot të gjithë jemi Lulzimi, sepse nuk është vrarë vetëm Lulzimi, është rrezikuar siguria e të rinjve, është shuar shpresa për jetë të mirë”, thuhet në njoftim.

Guri ka theksuar se bashkë me forumin e degës në Podujevë kanë kërkuar llogaridhënie e përgjegjësi nga institucionet publike.

“Kanë obligim kushtetues për të mbrojtur të drejtat e njeriut! Rasti tronditës i Lulzimit duhet të jetë alarmues për të gjithë; duhet t’i thërrasë ndërgjegjes institucionale dhe ndërgjegjes sonë kolektive në mënyrë që masat parandaluese dhe mbrojtëse për sigurinë e të rinjve të ndërmerren në mënyrë emergjente”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika