Fotografia me Rashkoviq-Iviq, reagon Kusari: Takimet nga CIG janë transparente dhe pa vendime

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj pretendimeve për takime të fshehta me Serbinë, duke sqaruar se aktivitetet e organizuara nga Center for Inclusive Governance (CIG) janë transparente dhe zhvillohen që nga viti 2010, me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Ajo thekson se në takime kanë marrë pjesë përfaqësues nga pozita dhe opozita e Kosovës dhe Serbisë, si dhe përfaqësues të QUINT-it dhe MPJ-së së Zvicrës.

Sipas Kusari-Lilës, nuk negociohet dhe nuk merren vendime, ndërsa agjendat, pjesëmarrësit dhe raportet janë publike në faqen e CIG.

“Aludimet dhe pretendimet se në këto takime janë marrë vendime në fshehtësi apo se janë arritur marrëveshje jashtë syve të publikut janë të pavërteta. Duke qenë se këto pretendime paraqiten me një agjendë të qëllimshme njëllosëse, e cila vazhdon edhe në këtë vit të ri, ato përbëjnë dezinformim”, ka shkruar Kusari-Lila.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika