Franca ndalon mjetet piroteknike për festën kombëtare, pas trazirave

Të dielën, qeveria nxori një dekret që ndalon "produktet piroteknike" për festimet më 14 korrik, ditën kombëtare të Francës

Franca ka ndaluar shitjen, posedimin dhe transportin e lëndëve piroteknike gjatë festimeve të ardhshme të Ditës së Bastiljes, pas trazirave të shkaktuara nga vdekja e një adoleshenti që u qëllua për vdekje nga një oficer policie.

Të dielën, qeveria nxori një dekret që ndalon “produktet piroteknike” për festimet më 14 korrik, ditën kombëtare të Francës.

Masa vjen pasi protestat u kthyen në trazira për vdekjen e adoleshentit 17-vjeçar Nahel M. me origjinë algjeriane. Më 27 qershor ai u vra nga policia gjatë një kontrolli trafiku.

Një punonjës policie është nën hetim për vrasje. Avokati i tij më parë deklaroi se punonjësi i policisë nuk kishte ndërmend të vriste adoleshentin.

“Për të parandaluar rrezikun e një prishjeje të rëndë të rendit dhe qetësisë publike gjatë festave të 14 korrikut, ndalohet shitja, mbajtja, transportimi dhe përdorimi i produkteve piroteknike dhe fishekzjarrëve, duke përfunduar më 15 korrik”, thuhet në dekretin e publikuar në gazetën zyrtare franceze.

Ndalimi nuk zbatohet për profesionistët apo bashkitë që organizojnë fishekzjarre tradicionale për festimet e Ditës së Bastiljes, shtoi ai.

E shqetësuar për trazirat e mundshme, kryeministrja Elisabeth Borne i tha së përditshmes “Le Parisien” të shtunën se qeveria do të bënte çdo gjë “për të mbrojtur francezët” gjatë festës kombëtare.

Rënia e Bastiljes, më 14 korrik 1789, është simbol i fundit i monarkisë absolutiste në Francë. Pas kësaj, më 26 gusht 1789, u miratua Deklarata për të Drejtat e Njeriut dhe Civile. Ajo deklaratë më vonë vendosi vlerat kombëtare franceze – lirinë, barazinë dhe vëllazërinë./REL

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika