Franca perëndimore po përballet me apokalipsin e të nxehtit

Ekspertët kanë paralajmëruar se Franca perëndimore po përballet me një apokalips të të nxehtit, pasi temperaturat ekstreme po vazhdojnë që të kaplojnë pjesën më të madhe të Evropës, poashtu pritet që temperaturat ekstreme të përfshijnë edhe Britaninë e Madhe

Zjarret në Spanjë

Sipas ekspertëve, Franca perëndimore po përballet me një apokalips të të nxehtit, sepse temperaturat e larta ekstreme po kaplojnë një pjesë të madhe të Evropës.

Zjarrëfikësit po luftojnë që të shuajnë zjarret dhe mijëra njerëz po detyrohen që të evakuohen nga vendi, kjo që temperaturat mund të arrijnë në nivel rekord në 15-të rajone të jugperëndimit.

Mbi 24 mijë njerëz janë detyruar që të largohen në strehimore emergjente, pasi zjarret në Francë kanë kapluar vendin.

Goditja më e madhe ka qenë për Gironide, rajonin turistik në jugperëndim, ku zjarrëfikësit po luftojnë që të kontrollojnë zjarret të cilat kanë shkatërruar mbi 14 mijë hektarë që nga e marta e javës së kaluar.

Kreu i rajonit të Gironide, Jean-Luc Gleyze ka thënë për BBC se zjarret kanë vazhduar të rriten edhe në La Teste de buch dhe Landiras, pasi i nxehti dhe era ka kapluar vendin, gjë që e bën më të vështirë për zjarrëfikësit që të kontrollojnë vendin.

Ilustrim

“Ata duhet të luftojnë kundër këtij zjarri që po rritet dhe po rritet, ndonjëherë duke u ngritur shumë, shumë,” ka thënë Gleyze.

E ky i nxehtë ka prekur edhe zona të tjera të Francës, poashtu në Spanjë dhe në Portugali janë raportuar mbi 1000 vdekje si pasojë e vapës së madhe.

Ndërkaq edhe Britania e Madhe pritet që këtë javë të ketë ditën më të nxehtë, ku parashikohet që temperaturat të arrijnë deri në 41 gradë, këto temperatura maksimale pritet të ndodhin pasditën e së martës, përcjell Portali Dukagjini.

Si pasojë e vapës së madhe, disa shkolla janë mbyllur megjithëse qeveria ka thënë se ato duhet të jenë të hapur.

Paralajmërimi i vapës ekstreme për ditën e hënë dhe të martë ka qenë për pjesën më të madhe të Anglisë, që nga Londra dhe juglindja deri në York dhe Manchester, temperatura më e lartë aktuale në Mbretërinë e Bashkuar është 38.7C, në Kembrixh në vitin 2019, e që pritet të thyej rekordin deri në 41 gradë.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika