Franca ua mbyll tezgat në ekspozitë katër kompanive izraelite të armëve, reagon ashpër Izraeli

Franca i ka mbyllur tezgat e katër kompanive kryesore izraelite në panairin “Paris Airshoë” për shkak të shfaqjes së armëve sulmuese. Ky veprim, që u dënua nga Izraeli, i vë në pah tensionet në rritje mes aleatëve tradicionalë.

Një burim i afërt me çështjen i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” të hënën se udhëzimi erdhi nga autoritetet franceze, pasi kompanitë izraelite nuk e përmbushën kërkesën nga një agjenci franceze e sigurisë për të larguar nga tezgat disa armë sulmuese ose kinetike.

Një zëdhënës i organizatorit të panairit tha se disa tezga janë mbyllur, por refuzoi që të komentonte më tej.

Tri tezga më të vogla izraelite, në të cilat nuk ishin shfaqur pajisje, dhe një tezgë e Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit mbeten të hapura në panair.

Franca dhe Izraeli, tradicionalisht aleatë të ngushtë, kanë pasur marrëdhënie të ftohta muajve të fundit, pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, ka qenë gjithnjë më kritikues ndaj luftës së Izraelit në Gaza.

Pas sulmeve raketore të Izraelit ndaj Iranit të premten, Macroni tha se Irani ka përgjegjësi të madhe për destabilizimin e Lindjes së Mesme, por gjithashtu i bëri thirrje Izraelit që të tregojë përmbajtje.

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit tha se e kishte refuzuar kategorikisht urdhrin për të hequr nga pamja disa sisteme armësh në panair dhe se organizatorët u kundërpërgjigjën duke ngritur një mur të zi që i ndan tezgat izraelite nga të tjerat.

Kjo ministri tha se veprimi i autoriteteve franceze u krye në mes të natës, pasi zyrtarë dhe kompani izraelite të mbrojtjes tashmë e kishin përfunduar vendosjen e produkteve të tyre.

“Këtij vendimi mizor dhe të pashembullt i vjen era arsye të drejtuara nga politika dhe arsye komerciale” – thuhet në reagim.

“Francezët po fshihen pas gjoja arsyeve politike për t’i përjashtuar armët sulmuese izraelite nga një ekspozitë ndërkombëtare – armë që garojnë me industritë franceze” – tha më tej Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika