Fronti Europian me Deklaratë mbështetëse për Dekalogun e Presidentit

Kandidati për President i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka prezantuar para liderëve të Frontit Evropian të dielën Dekalogun me 10 zotimet e tij në rolin e kryetarit të shtetit

Fotografi nga Fronti Evropiane

Kandidati për President i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka prezantuar para liderëve të Frontit Evropian të dielën Dekalogun me 10 zotimet e tij në rolin e kryetarit të shtetit.

Të pranishëm ishin liderët e Frontit Evropian, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Ziadin Sela, Skender Rexhepi Zejd, Arjanit Hoxha, Bejxhan Iljas dhe Fatima Osmanovska.

Në njoftimin e lëshuar nga FE-ja thuhet se gjatë prezantimit, Osmani radhiti tre bazat e programit nga të cilat rrjedhojnë 10 zotimet.

“Shtyllat bazë janë: Busulla e orientimit gjeostrategjik të vendit; Indi lidhës i narrativave etnike dhe politike; si dhe Roli i kreatorit të konsensusit shtetëror”, thuhet në njoftim.

Liderët e Frontit Evropian dhanë pëlqimin e tyre për përfshirjen në program të çështjeve kyçe me rëndësi strategjike për shtetin si dhe nënshkruan Deklaratë me të cilën mbështesin Dekalogun e Presidentit Evropian.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika