Frontit Evropian i bashkohet edhe Unioni Demokratik Boshnjak

Nga BDI-ja njoftojnë se Kolashinac do të jetë pjesë e listave zgjedhore të Frontit Evropian për deputetë në Zonën e parë zgjedhore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryetari i Unionit Demokratik Boshnjak, Munir Kolashinac, sot u dakorduan që edhe komuniteti boshnjak t’i bashkëngjitet Frontit fitues Evropian.

Nga BDI-ja njoftojnë se Kolashinac do të jetë pjesë e listave zgjedhore të Frontit Evropian për deputetë në Zonën e parë zgjedhore.

Ditë më parë, Fronti Evropian i iniciuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit, Aleancën për Shqiptarët të Ziadin Selës, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepit Zejd, Partinë Demokratike Evropiane të Arjanit Hoxhës, Partinë Demokratike Turke të Bejxhan Iljas, Unionin e Romëve të Fatima Osmanovskës, Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci të përfaqësuar nga Sulejman Baki.

Fronti Evropian njëzëri mbështet kandidaturën e përbashkët për president të kandidatit Bujar Osmani, derisa dje kryetarët e të gjitha partive politike, pjesë të Frontit Evropian, nënshkruan deklaratë të përbashkët dhe u rreshtuan pas 10 zotimeve të tij në rolin e presidentit të shtetit./Telegrafi/

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika