FSK demolon me sukses mjetin shpërthyes në oborrin e shtëpisë në Arllat të Drenasit

Gjatë realizimit të detyrës për largimin e mjeteve shpërthyese të mbetura nga lufta në fshatin Arllat nga Organizata HALO, është gjetur mjeti shpërthyes në oborrin e një shtëpie. EOD ka intervenuar me të marrë informacionin

Arllat, Drenas

FSK ka përfunduar me sukses demolimin në oborrin e shtëpisë në Arllat të Drenasit.

EOD, ka intervenuar menjëherë pasi ka marrë informacion për mjete shpërthyese të mbetura nga lufta në fshatin Arllat.

“Gjatë realizimit të detyrës për largimin e mjeteve shpërthyese të mbetura nga lufta në fshatin Arllat nga Organizata HALO, është gjetur mjeti shpërthyes në oborrin e një shtëpie. EOD ka intervenuar me të marrë informacionin,” shkruhet në njoftimin e FSK.

Arllat, Drenas

Pas arritjes në vend të ngjarjes, ekipi ka evakuuar banorët përderisa kanë kryer shpërthimin e mjetit shpërthyes.

“Me të arritur në vendngjarje, ekipi i EOD-së ka marrë situatën nën kontroll duke siguruar banorët e lagjes dhe duke kryer evakuimin e tyre. Pastaj ekipi me profesionalizëm ka kryer punët mbrojtëse për të penguar efektet shpërthyese të mjetit të gjetur me qëllim të ruajtjes së jetës dhe pronës, dhe  është kryer shpërthimi i kontrolluar i mjetit shpërthyes. Ky shpërthim është kryer në mënyrë të sigurt duke ruajtur edhe shtëpinë që ishte në distancë 15 m nga mjeti shpërthyes.”

Ekipet e EOD-së së Kompanisë së Deminimit të FSK-së janë ekipe të trajnuara, shumë profesionale që ndihmojnë në largimin e këtyre rreziqeve dhe ruajtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika