Në kuadër të Ushtrimit Ndërkombëtar “Defender Europe 23”, Forca e Sigurisë së Kosovës ka dislokuar sot një kompani të regjimentit të Këmbësorisë në Poligonin Krivollak të Maqedonisë së Veriut.
E njëjta kompani do t’i bashkëngjitet Batalionit multinacional, për zhvillimin e trajnimit të përbashkët.
“Kompania ka për objektivë demostrimin e performancës dhe ndërveprueshmërinë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere”, thuhet në njoftim.