FSK-ja bën homazhe në Prekaz për nder të Epopesë së UÇK-së

Oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Homazhet u bënë në nderim të sakrificës së komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri.

Përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë vendosën kurora lulesh dhe përkujtuan qëndresën heroike të familjes Jashari gjatë 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e luftës për çlirimin e Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, sot oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovën dhe Ministrisë së Mbrojtjes, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri. 5, 6 e 7 Marsi i vitit 1998 na përkujton qëndresën heroike dhe flijimin e familjes Jashari, një ngjarje që shënoi kthesë historike në rrugëtimin e popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Prekazi mbetet simbol i sakrificës, unitetit dhe vendosmërisë për liri”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika