FSK-ja dhe Policia e Kosovës realizojnë trajnimin e adaptuar nga ushtria amerikane

Komanda e Forcave Tokësore në Istog ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”, i adaptuar nga programi trajnues Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane

Komanda e Forcave Tokësore në Istog ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”, i adaptuar nga programi trajnues Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane.

Kështu bëri me dije FSK-ja në një postim në rrjetin social Facebook.

“Përveç pjesëtarëve të Komandës së Forcave Tokësore, pjesë e këtij trajnimi ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ku së bashku treguan përkushtim, disiplinë dhe gatishmëri të lartë për të operuar si pjesë e ekipit në të gjitha rastet kur kërkohet angazhimi i tyre”, thuhet në njoftim.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave që u mbajt sot në Istog, morën pjesë komandanti i KFT-së, gjeneral brigade, Hysen Dreshaj, si dhe përfaqësues nga regjimenti i parë i KFT-së dhe të Policisë së Kosovës.

“Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe gatishmërisë fizike të pjesëtarëve , Forca e Sigurisë së Kosovës organizon trajnime të tilla sfiduese që pjesëtarët të jenë sa më të përgatitur fizikisht dhe profesionalisht për realizimin e detyrave në kuadër të njësive të tyre”.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika