FSK-ja mban ligjërata në shkollat e Kosovës për vetëdijesimin nga rreziku i minave

Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit kanë nisur mbajtjen e ligjëratave për nxënësit në shkolla fillore dhe të mesme të ulët për rrezikun ndaj minave.

Sipas njoftimit të FSK-së, këto ligjërata kanë për qëllim ngritjen e vetëdijesimit të nxënësve për rrezikun që shkaktojnë minat dhe mjeteve tjera të ndryshme eksplozive të pashpërthyera që ndodhen në territorin e Kosovës, njofton Dukagjini.

“Ky projekt realizohet tash e sa vite dhe mbahet për të gjitha komunitetet me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të incidenteve me mina apo mjete tjera të pashpërthyera, të cilat paraqesin rrezik për qytetarët e vendit”, thuhet në njoftim.

Të fundit nga rubrika