FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion luftarak

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësorisë, e kanë përfunduar ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion luftarak.

FSK-ja përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se qëllimi i ushtrimit “Iron Bravo 2024”, është ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë.

‘’Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania 1B e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor “IRON BRAVO 2024”. Ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion luftarak në nivel Kompanie’’, thuhet në njoftim.

Ndërsa detyrë esenciale në të cilën është trajnuar kjo kompani ishte mbrojtja zonale (operacionet mbrojtëse) si edhe detyrat kyç kolektive të cilat mbështesin atë.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika